Rama – Bashës: Jo politikë me rastet e njërëzve të pasistemuar, eja bashkëpunojmë


Rama – Bashës: Jo politikë me rastet e njërëzve të pasistemuar, eja bashkëpunojmë

21:48 03/12/2019

Takimeve të Lulzim Bashës me qytetarë të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe që nuk janë sistemuar ende, Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur duke thënë se nuk duhen përdorur për politikë.

Në një reagim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet kryetarit të Partisë Demokratike me një thirrje, për të bashkëpunuar në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet vendi.

Kryeministri kërkon nga Lulzim Basha që të punojnë së bashku për të ndihmuar banorët që janë goditur nga fatkeqësia e 26 Nëntorit.

Kryeministri Rama në Twitter: I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë… Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll. /tvklan.al






Të ngjashme