Rama bashkëbisedim me fermerët: Qeveria ju mbështet me kredi
Edhe pse kryeministri Edi Rama, prej dy muajsh shëtit fshat me fshat për t’ju shpjeguar fermerëve rendësin që ka Fondi i Garancisë Kombëtare për zhvillimin e bujqësisë në tërësi dhe përfitimin qe i sjellë çdo njërit prej tyre, pjesa me e madhe e tyre janë ende të paqartë.
Rama ishte në Toshanë të Lezhës ku banorët kane kërkuar mbështetjen e qeverisë për të ndryshuar situatën e vështirë, me të cilën përballen çdo ditë për të mbijetuar në fshat, por zgjidhja që ju jep kryeministri është bashkimi në formën e vjetër të kooperativa bujqësore dhe mbështetja përmes kreditimit që garant ka shtetin.
Fondi i Garancisë Kombëtare që qeveria ka siguruar përmes Bankës për Rindërtim dhe zhvillim është 300 milionë euro./ TV KLAN