Rama: Bashkia e Delvinës, shembull i keqpërdorimit të administratës


Rama: Bashkia e Delvinës, shembull i keqpërdorimit të administratës

19:41 15/06/2017

Në Sarandë, Kryeministri Edi Rama mori Bashkinë e Delvinës që drejtohet nga Rigels Balili, përfaqësues i LSI dhe kushëri i të kërkuarit për trafik ndërkombëtar droge, Klemend Balili, si shembullin më të mirë të përdorimit të administratës nga partitë politike për interesa partiake e familjare.

Rama tha se me hyrjen në fuqi të Reformës në Drejtësi, ata që kanë vjedhur pronat e shqiptarëve, s’do t’i gëzojnë ato.

Edhe në një takim në Gjirokastër, Rama kërkoi votat për ta ndarë administratën nga klientelizmi.

Më herët, Kryeministri ishte në Nivicë, ku takoi kryetarin e Partisë Demokratike, i cili i premtoi votën për të.

Tv Klan






Të ngjashme