Rama: Besimi te OSBE ka rënë


Rama: Besimi te OSBE ka rënë

19:35 23/06/2020

Nuk po respektohen angazhimet, mungon dialogu

Pas 6 muajsh që drejton OSBE si kryetar i radhës, Edi Rama konstaton se besimi tek kjo organizatë është në ulje. Në fjalën e tij, në Konferencën Vjetore të Sigurisë të zhvilluar online, Kryeministri rendit disa arsye, që sipas tij, po cënojnë themelet e sistemit ndërkombëtar të sigurisë.

“Nuk ka bashkëpunim sepse nuk ka besim, kjo pasi në mënyrë të përsëritur nuk po respektohen angazhimet dhe parimet, mungon dialogu. Kjo prek themelet e organizatës sonë dhe sigurinë tonë të përbashkët. Sepse pa respekt për atë që ne kemi ndërmarrë kolektivisht, dhe pa një angazhim të vërtetë për bisedë, ne nuk mund të shpresojmë, ose të presim, të nxisim një Evropë më të qëndrueshme dhe të sigurt. Prandaj kemi nevojë për ndryshime dhe urgjentisht”.

Por Rama mendon se mungon dhe gatishmëri që gjërat të ndryshojnë.

“Nuk shoh gatishmëri midis nesh, shtetet pjesëmarrëse për të reflektuar dhe pranuar seriozisht përgjegjësitë për situatën aktuale të sigurisë. Shoh ngurrim për të përdorur ndikim ose imagjinatë për të bërë një ndryshim dhe për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë. Gjatë tre ditëve të ardhshme, unë i nxis të gjithëve të fillojmë të mendojmë ndryshe. Le të mos ndajmë thjesht “rishikimet” tona të kontekstit aktual siç sugjeron edhe titulli i kësaj konference. Le të jemi më të guximshëm. Le të propozojmë dhe diskutojmë hapur se si mund të përpiqemi t’i përmirësojmë gjërat. Si mund ta ndërtojmë stabilitetin përmes dialogut. Si mund ta vendosim OSBE-në në një rrugë drejt shërimit”.

Rama bën thirrje për armëpushim global, ku më emergjente shikon situatën në Ukrainë.

Pavarësisht kritikave, Rama nënvizon dhe disa arritje nën presidencën e tij, që thotë se është rritja e buxhetit për misionin special të monitorimit në Ukrainë.

Tv Klan






Të ngjashme