Rama: “Bunkeri” i opozitës mban peng vendin


Rama: “Bunkeri” i opozitës mban peng vendin

17:03 10/05/2017

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se me protestën e saj ka bllokuar reformat.

Çadrën në bulevard Rama e quan bunkeri i fundit i frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetting-un dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97.

Rama thotë se në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me Drejtësi, Shtet, Punë, Mirëqenie; një Shqipërie që nis zbatimin e Vetting-ut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane./ TV KLAN






Të ngjashme