Rama: Burg për ndërtuesit që kanë abuzuar
Miratohet ndihma për familjet e viktimave
Task forca antikorrupsion ka nisur punën për të hetuar dhe çuar përpara drejtësisë të gjithë ndërtuesit që kanë abuzuar me cilësinë e ndërtimit.
Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri u ka kërkuar të gjithë ndërtueseve që kanë patur dëmtime të riparueshme në objektet e tyre, të paraqiten vullnetarisht dhe të marrin përsipër dëmet, në të kundërt ai u kujton Kodin Penal.
Një liste më të gjitha objektet që kanë kate shtesë është duke u përpiluar. Ndërsa brenda javës do të ketë një konferencë, ku ekspertët që kanë inspektuar në terren strukturat e ndërtimeve të dëmtuara do të bëjnë publike rezultatet.
Në mbledhjen e kësaj të hëne është miratuar dhe vendimi për të trajtuar me ndihmë financiare të përjetshme në masën 100 mijë lekë të reja 8 personat që kanë mbijetuar tërmetit, por kanë humbur familjarët e tyre, ndërsa pensionistëve u është vendosur pension i veçantë, në masën 60 mijë lekë të reja.
Por për të përballuar kostot e paparashikuara do të rishikohet buxheti i 2020, i cili duhet të miratohet në parlament të enjten e 5 Dhjetorit.
Tv Klan