Rama: Çdo ndërtesë e pabanuar do rindërtohet
Kryeministri sheh nga afër banorët e prekur nga tërmeti
Për t’u njohur me dëmin që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Kurbinit, kryeministri Rama iu drejtua qendrës operacionale të emergjencave në Lezhë ku dhe u informua me situatën.
Të parët që takoi në Laç ishin inxhinierët të cilët bënin verifikimet në terren.
Edhe në këtë zonë, dëmi sipas përllogaritjeve paraprake është i madh.
Banorëve të cilët merrnin edhe ato pak rroba nga banesat e tyre u kërkoi të shtrehohen me urgjencë ne hotele.
E vetmja zgjidhje për kreun e qeverisë është ndërtimi i gjithckaje nga e para.
Gjatë inspektimit në Shëngjin, pa nga afër shërbimin shëndetësor që ofrohej në një prej qendrave, ku ishin strehuar edhe banorë të njërit prej pallateve të rrënuar në Thumanë.
Vetëm në këtë qendër, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetëssië trajtohen me ndihmë shëndetësore 360 qytetarë të sëmurë.
Tv Klan