Rama: Çka po korret sot është mbjellë dje


Rama: Çka po korret sot është mbjellë dje

16:46 14/05/2014 ramaKryeministi Rama nuk ka asnjë dyshim se ajo çfarë ndodh sot me sigurinë dhe kriminalitetin është pasojë e keqqeverisjes së shkuar.

Në takimin me drejtues të policisë së shtetit, të mbledhur siç njoftoi vetë kryeministri në kendin policor të ngjarjes së Divjakës dhe për intensifikimin e luftës kundër krimit, ai nuk e fshehu pakënaqësinë për punën e Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Si pjesë të luftës kundër krimit, Rama kërkoi ndëshkimin më ekstrem për ata punonjës policie që njollosin uniformën dhe policinë e shtetit dhe punojnë pas shpine në bashkëpunim me botën e krimit.

Nuk harroi vlerësimin për Ministrin e Brendshëm dhe u zotua edhe në emër të tij se nuk do ta tradhëtojnë kurrë policinë.

Tv Klan

 

 





Të ngjashme