Rama: Deputetët e opozitës, si pula të therura … Mediu: Ti je gomari më i madh


Rama: Deputetët e opozitës, si pula të therura … Mediu: Ti je gomari më i madh

12:53 15/12/2016

Kryeministri Edi Rama dhe deputetët e opozitës janë “përplasur” me fyerje në Kuvend. Në përfundim të fjalës së tij, e ndërsa në sall po hynte ish-kryeministri Sali Berisha, Rama deklaroi:

Hajde Sali, hajde… Shyqyr që erdhe Sali se e di si ishin këta apo jo? Si pula të therura po rrinin këtu.

Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti Fatmir Mediu:

Nuk mund të pranojmë kurrsesi që sa herë hyn z Berisha në këtë sallë shpërthehet në fyerje banale. Nëse ne na konsideron ai pula të therura, ai është gomari më i madh./tvklan.al






Të ngjashme