Rama dhe Basha u takuan jashtë Shqipërisë? Berisha: Lorenc mos bjer viktimë
Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha sa herë që Edi Rama është në vështirësi nxjerr lajme sikur po bën marrëveshje me Lulzim Bashën.
I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-kreu i qeverisë u pyet nga analisti Lorenc Vangjeli nëse ishte në dijeni të një takimi mes kreut të PS-së dhe atij të PD-së gjatë janarit në një shtet mik të Shqipërisë.
Por Berisha tha se këto janë trillime banale dhe Vangjeli nuk duhet të bjerë viktimë e tyre.
Lorenc Vangjeli: A keni dijeni ju që zoti Basha është takuar me zotin Rama këtë Janar me një shtet mik jashtë Shqipërisë. Një takim që mund të shënojë 6-vjetorin e një marrëdhënieje të tyre të veçantë me ulje dhe ngritje, dashuri dhe urretje. Nga Shtatori i 2014-s po iu flas për Janarin e 2020-s në dijeninë tuaj apo pas shpinës suaj.
Blendi Fevziu: Lorenc e ke informacion këtë?
Sali Berisha: Lorenc, keqardhja ime është që bie viktimë e zyrës Fuga. Me të gënjyer Fuga ty? Si mor Lorenc. Ti mund ta mashtrosh Fugën 100 herë, por jo ai ty.
Lorenc Vangjeli: Unë vetëm të vërtetën kam doktor. Po sikur nesër ta shikoni në një foto zotin Basha duke buzëqeshur pas Ramës me të njëjtën buzëqeshje që ka pasur me Trump-in.
Sali Berisha: Nxirre, nxirre.
Lorenc Vangjeli: Supozojmë thashë.
Sali Berisha: Lorenc se të të viktimizojë Fuga është të shkojë njeriu kot.
Lorenc Vangjeli: Dy njerëz në këtë dynja kanë tentuar të ngjallin njerëz në këtë botë. Jezu Krishti e bëri këtë gjë, ju po tentoni ta bëni me opozitën që vrau veten me dajre dhe hare.
Sali Berisha: Unë nuk them që e vrau veten. Në bindjen dhe dijeninë time një marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën nuk ka. Është një praktikë e Edi Ramës që nga viti 2017 gjer sot që periodikisht sa herë bie në vështirësi të madhe hap lajme se “jam duke u marrë vesh me Lulzim Bashën”. Këto të gjitha janë trillime banale./tvklan.al