Rama dhe Veliaj në Kopshtin 38, shërbejnë drekën për fëmijët


Rama dhe Veliaj në Kopshtin 38, shërbejnë drekën për fëmijët

17:45 17/05/2017

Kryeministri Edi Rama jo vetëm ka parë nga afër ndryshimin e  Kopshtit numër 38 pas rikonstruksionit, por edhe ka shërbyer drekën për femijët që e frekuentojnë.

Në këtë shërbesë për fëmijët është bashkuar edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Dhe kur dreka ishte ne përfundim, kreu i bashkisë informoi kryeministrin mbi punën e bërë deri më tani me kopshtet dhe çerdhet.

Kopshti numër 38 gjendet në Rrugën e Qelqit në njësinë numër 6.  Ai frekuentohet nga 130 fëmijë të moshë 3-6 vjeç.

/Tv Klan






Të ngjashme