Rama: PD erdhi në Dibër me një trupë cirku
Kryeministri Edi Rama u rikthye në Dibër për të falenderuar dibranët për votën e tyre, që e bëri fitues kandidatin e majtë.
Drejtuesi i fushatës, Ministri Damian Gjiknuri, falenderoi vetëm njërin nga aleatët e të majtës.
Kryebashkiaku i ri i Dibrës, Muharrem Rama u ktheu përgjigje akuzave të opozitës në këtë fushatë.
Kryeministri, fitoren në Dibër e krahasoi me fitoren e Barcelonës, ndërsa premtoi sërish se Rruga e Arbrit do të nisë punimet përpara zgjedhjeve të 2017.
Një pjesë të fjalimit, Rama e përqendroi tek opozita dhe fushata që ajo bëri në Dibër.
Muharrem Rama fitoi garën për Bashkinë e Dibrës me afro 4 mijë vota avantazh përballë Sherefedin Shehut.
Tv Klan