18:55 14/04/2014Qeveria merr përsipër të dixhitalizojë rregjistrin e notave në të gjitha shkollat e vendit. Sipas kryeministrit Edi Rama një projekt i tillë forcon trekëndëshin nxënës, mësues prindër por edhe i jep qeverisë të dhëna për të hartuar siç duhet politikat arsimore.Në një takim me drejtorët e drejtorive arsimore, kryeministri Rama tha se duke rritur transparencën bëhet më i lehtë vlerësimi për punën e mësuesve.Takimi i kreut të qeverisë u ndal edhe në çështje të tjera të rëndësishme të reformës në arsim siç janë ndryshimet në maturën shtetërore, alterteksti dhe unifikimi i kurikulës me Kosovën.