15:36 13/02/2014Ndryshe nga Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, kryeminsitri Rama deklaroi nga foltorja e parlamentit se vendimi për të ndaluar qarkullimin e furgonëve prek vetëm mjetet e paliçensuara.Demokratët për mes kreut të grupit parlamentar Edi Paloka e konsideruan deklaratën e kryeministrit si tërheqje të tij nga vendimi për të bllokuar furgonët, si pasojë e protestave.Për Ministrin e Brendshëm rritja e numrit të aksidenteve, konkurenca e pandershme dhe degradimi i shërbimit publik urban dhe interurban e kanë detyruar qeverinë të marrë masa konkrete. Ndaj dhe si argument solli këkresën që sipas tij kanë bërë vetë opertarorët e liçensuar.Debati mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar u pasua edhe me batuta mes tyre.