Rama: Do të rrisim pensionet çdo vit
Kryeministri i vendit Edi Rama këtë paradite zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Librazhdit. Rama u tha qytetarëve që në 4 vitet e ardhshme rroga minimale do të shkojë deri në 300 mijë lek (të vjetra), dhe pensionet do të rriten çdo vit.
Sipas kreut të qeverisë të gjithë premtojnë ulje taksash,por këto janë muhabete koti, sepse vetëm Partia Socialsite premton që do të rrisë ekonominë.
Rama tha se vetëm PS ka një vizion evropian për të gjithë fëmijët pa dallime nëse janë demokratë apo socialistë
“
Më 25 Qershor e gjithë kjo bashkësi njerëzish do t’i lë në shtëpi flamujt e zemrës e do të votojnë kuq e zi. Çdo prind demokrat do të votojë për fëmijët e tij dhe jo ti gjejë Lulit një punë që ai nuk e bën dot. Çdo vajzë e çdo djalë do të mendojë në radhë të parë për shoqërinë duke na votuar neve. Sepse ky sistem i kalbur ka bllokuar administratën. Të gjithë votuesit e 2013 duhet të dinë se nuk kemi bërë sa kemi dashur por sa kemi mundur. Në 4 vitet e ardhshme do të bëjmë 4-fishin e asaj që bëmë. Na duhet një kokëfortësi e madhe për ti zmbrapsur njëherë e mirë Gjykatësit e hordhitë që korruptojnë popullin.”
Rama shtoi se vota e 25 Qershorit është një votë që duhet të zhvillojë drejtësinë jo zullumin, meritën jo ryshfetin, një ekonomi më të mirë. Sipas, tij, ky vend ka shumë halle për të zgjidhur për shkak të sistemit të kalbu në këto 25 vite./tvklan.al