Rama: E kam lutur Bashën për një pakt, ma ktheu me mallkime
Kryeministri Edi Rama tha të dielën se e kishte lutur kreun e Oopozitës, Lulzim Basha, të bënin një pakt për integrimin evropian të vendit dhe për interesa kombëtare, por si përgjigje kishte marrë mallkime dhe akuza pa kufi.
“
I kam lutur kundërshtarët tanë për një pakt për të punuar së bashku për këtë qëllim (Integrimin Europian) dhe për disa objektiva me interes kombëtar, si përgjigje, kam marrë mallkime pa hesap dhe akuza pa kufi. Kjo tregon se ata që drejtojnë sot opozitën nuk kanë as vizion dhe as ide të rëndësishme për t’i ofruar Shqipërisë, por as forcë morale ta vënë Shqipërinë mbi interesat e tyre. Keqardhje e thellë për ta
”, tha Rama në komunikimin e përjavshëm me ndjekësit në rrjetet sociale.
“
Sot dua t’ju siguroj sidoqoftë se pavarësisht zhurmës së pazakonshme dhe pengesave të ngritura qëllimisht gjatë këtyre ditëve, jo vetëm që nuk e kam harruar, por as nuk e kemi lënë për asnjë moment pas dore punën për të cilën jemi zgjedhur.
”
Rama kujtoi se javën që u mbyll Komisioni Europian e vlerësoi në një raport të vetin Shqipërinë për rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për konsolidimin e financave publike dhe për uljen e Borxhit Publik dhe se të dhënat e eksporteve kanë shënuar rritje shumë inkurajuese, në dy shifra, 10 për qind në bazë vjetore, e se po ashtu është rritur importi i makinerive.
Kryeministri tha se të gjitha këto janë lajme të mira, por ka shumë për të bërë./tvklan.al
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155264880831523/