Rama: Të hënën në Kuvend zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Vetting-ut!
Kryeministri i vendit Edi Rama ka thërritur në një mbledhje urgjente deputetë dhe kandidatë të Partisë Socialiste. Mësohet se tema e diskutimit në takim ka qenë mbi informimin e marrëveshjes me PD. Ai deklaroi se qëllimi kryesor i zgjedhjeve ishte marrja e 71 mandateve nga Partia Socialiste dhe se marrëveshja e arritur me PD për zgjidhjen e krizës politike ishte vendimi më i mirë për Partinë Socialiste.
Rama shtoi se dialogu me opozitën do vazhdojë edhe pas zgjedhjeve dhe se zëvendësimet në qeveri do të zgjasin vetëm një muaj.
E rëndësishme sipas tij, ishte arritja e marrëveshjes që do të bëjë të mundur certifikimin e zgjedhjeve dhe hapjen e rrugës për integrim. Kryeministri vuri theksin tek
Vetting-u
, të cilin e konsideron si fitoren më të madhe të marrëveshjes, seanca e jashtëzakonshme për të cilin do të mbahet pasditen e ditës së hënë në orën 18:00 në Kuvend, ndërkohë që pritet të plotësohen komisionet për të votuar ndryshimet në qeveri me ministrat teknikë dhe në Kodin Zgjedhor.
Gjithashtu pritet edhe emri i zyrtarizuar nga Partia Demokratike për postin e Zv.Kryeministrit të vendit.
Ditën e nesërme pritet që PD të zyrtarizojë emrat për ministra në listën përfundimtare të zgjedhjeve të 25 qershorit.
Përsa i përket koalicionit me LSI, Rama tha se PS i ka lutur që tetorin e kaluar, por ishin ata që nuk kishin pranuar.
Sipas tij nuk ishte ishte shkelur asnjë afat kushtetues me datën e zgjedhjeve. Kreu i PS deklaroi se po të kishin hyrë të vetëm në zgjedhje, pa pjesëmarrjen e PD, nuk do të kishin qeverisur për një kohë të gjatë./tvklan.al