17:23 24/01/2014Përplasja e tre mjeteve të policisë mbrëmjen e kaluar në autostradën Levan-Vlorë dhe plagosja e 12 efektivëve të policisë së burgjeve ishte një nga aksidentet e shumta që ndodhin në rrugët e vendit, shqetësim të cilin kryeministri Rama e prezantoi në takimin ku u paraqit paketa e re e qeverisë për sigurinë rrugore.Për herë të parë kryeministri Rama pranoi se policia rrugore ka gabuar në vendosjen e padrejtë të shumë gjobave. Por nga ana tjeter, si për ti qëndruar besnik punës së deri tanishme të vjeljes së gjobave të papaguara, Rama bindi me përqindje se sa qytetarët e kanë pranuar këtë mision të policisë rrugore.Ai tha se 79 përqind e kërkojnë me këmbëngulje çuarjen përpara të kësaj qasje të re, ndërsa theksoi se nuk ka një rrugë tjetër.Kryeministri Rama foli edhe për rishikimin e konçesionit për shërbimin e koalaudimit, paisjen e rrugëve me sinjalistikën e duhur rrugore si dhe një marrëdhënie të re të qeverisë me biznesin në ndërtimin e rrugëve.