Rama: Ekspertët nuk parashikojnë që çmimet të kthehen sa ishin kur të mbarojë kriza energjetike
Kryeministri Edi Rama thotë se kriza energjetike pritet të zgjasë deri në mesin e vitit 2020, sipas ekspertëve. Por nga ana tjetër, nuk parashikohet që në fund të krizës çmimet të kthehen aty ku kanë qenë.
“Sot ekspertët thonë që kriza do të ketë kulm që do zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm, por thonë që nuk parashikohet që çmimet të kthehen aty ky ishin. Atëherë kjo duhet parë sa i saktë është parashikimi, sa do të bien çmimet”.
E duke folur për rroga dhe pensionet, Kryeministri u shpreh se do të duhet më shumë punë dhe durim për t’i rritur.
“Nuk ekziston një Kryeministër nuk do të donte t’i rriste rrogat dhe pensionet menjëherë. Po kjo është njësoj si të thuash në shtëpinë e vogël pse nuk i rrit ti paratë që i jep fëmijëve. Po ku t’i gjej? Do t’i gjesh nga puna ose do t’i marrësh borxh. Po të ishte se rrogat do rriten sipas dëshirave, mirë hajde se ne nuk kuptokemi, po Gjermania dhe Franca pse nuk i bëjnë rrogat nga 20 mijë Euro për person”.
E megjithatë, Rama u zotua edhe njëherë për të mbajtur premtimin e qeverisë së tij se rroga minimale do të bëhet 320 mijë Lekë në Janar të vitit 2022.
“Rroga minimale në Janar 2022 do të bëhet 320 mijë Lekë. Objektivi është ta çojmë në 380 deri në 400 brenda mandatit. Këtë kemi thënë, këtë do bëjmë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së sotme të qeverisë. /tvklan.al