Rama: Opozita kërkon destabilizimin e vendit


Rama: Opozita kërkon destabilizimin e vendit

19:00 23/04/2017

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi gjatë komunikimit javor një skenar, që sipas tij synon destabilizimin e situatës në vend gjatë protestës që opozita do të zhvillojë të hënën, duke bllokuar për një orë të gjitha rrugët kryesore.

Shqiptarët i ftoi të mos i bashkohen protestës pa leje të opozitës, pas së cilës ai tha, qëndron frika ndaj Reformës në Drejtësi.

Gjatë paradites, nga Finiqi ku shpërndau disa legalizime, Kryeministri Rama akuzoi opozitën se i është kundërvënë ndërkombëtarëve, pasi ka frikë nga pastrami i sistemit të drejtësisë.

Pa thumbuar nuk la as kreun e PBDNj-së Vangjel Dule, përfaqësues i minoritetit grek, i cili është rreshtuar në krah të partive opozitare.

Përveç banesave, Kryeministri Rama shpërndau edhe dokumentet e legalizmit për katër kisha në jug të vendit.

Tv Klan






Të ngjashme