Rama: Fitorja e thellë në Kolonjë, një detyrim i madh


Rama: Fitorja e thellë në Kolonjë, një detyrim i madh

14:06 21/11/2016 https://youtu.be/QTyIKUGaoKA

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim të shkurtër për gazetarët, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste tha se fitorja e kandidatit të majtë në Kolonjë është një detyrim i madh ndaj qytetarëve atje.

Sipas kreut të qeverisë, zgjedhjet e djeshme ishin një mesazh i qartë dhe një besim i madh, ndaj ai tha se qeveria do të bëjë çmos për t’i dhënë qytetarëve të Kolonjës reformat e investimet që meritojnë.

“Falenderojmë qytetarët e Kolonjës për mbështetjen e madhe. Zgjedhjet e djeshme ishin një mesazh i qartë e dhanë një besim të madh. Kur fitorja ka përmasa të tilla bëhet një borxh i konsiderueshëm, që ne do të bëjmë çmos që t’ia shlyer qytetarëve të Kolonjës me më shumë reforma, punë, investime, bashkëpunim për ta çuar më tutje punën e nisur për Kolonjën”, 

u shpreh Rama. 

Kryeministri tha gjithashtu se uron që këtë rezultat, opozita ta shohë si detyrim për të reflektuar për rrolin që duhet të ketë, pasi sipas tij, vendi është pa një të tillë prej 3 vitesh.

“Unë besoj se zgjedhjet e djeshme ishin një tjetër mesazh shumë i qartë dhe i fortë dhe lehtësisht i kuptueshëm për të gjithë. Dhe pavarësisht se nuk kam shpresë, uroj që opozita ta lexojë si detyrim për të refkletuar për rrolin që duhet të luajë sepse prej 3 vitesh vendi është pa opozitë”, 

përfundoi Rama.

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Rama u pyet edhe për refuzimin e Presidentit për të firmosur një mandat të dytë për Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, por nuk kreu i qeverisë nuk e ka komentuar këtë çështje. /tvklan.al






Të ngjashme