Rama flet për CNN: Kombëtarja e meritonte shpërblimin, janë ambasadorët tanë
Kryeministri Edi Rama sqaroi në një interviste ekskluzive për CNN arsyen e shpërblimit me 1 milion euro, që qeveria akordoi për Kombëtaren.
Rama i tha rrjetit të njohur amerikan se lojtarët e Kombëtares janë “ambasadorët më të mirë” për vendin dhe e meritonin një shpërblim financiar si dhe pasaportat diplomatike, që ai ua premtoi menjëherë pas fitores me Rumaninë.
“Dhënia e pasaportave diplomatike është e ndjerë dhe simbolike. Ambasadorët i kanë këto pasaporta dhe ata janë si ambasadorë, për mënyrën se si e prezantojnë vendin tonë. Kjo tregon rëndësinë e vërtetë të arritjeve të ekipit”, tha Rama në intervistën telefonike me CNN.
Kryeministri pranon se është i befasuar edhe nga tifozët. “Nuk mendoj se është vetëm skuadra që na ka bërë krenarë, por edhe tifozët. Ku ju lexoni titujt kryesore të gazetarëve francezë si, “Zoti e bekoftë Shqipërinë” apo “Shqiptarë, jeni gjithnjë të mirëpritur”, kjo do të thotë shumë” – deklaroi kryeministri shqiptar për CNN.
Në shkrim kujtohet se Shqipëria e nisi me dy humbje, por fitoi me Rumaninë dhe ka ende shpresë për të qenë në raundin tjetër. /TV KLAN