Rama: Fond 8,7 miliardë lekë për ndërtimin e 3400 shtëpive


Rama: Fond 8,7 miliardë lekë për ndërtimin e 3400 shtëpive

23:14 04/03/2020

Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar mbrëmjen e kësaj mërkure se është mbyllur teksti i shkruar i projekt-vendimit të Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit prej 8,7 miliardë lekësh.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar, që do të hapet javën e ardhshme.

“Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet që familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin. Së bashku deri në fund”. /tvklan.al






Të ngjashme