Rama: Fund abuzimeve me karburantin e policisë


Rama: Fund abuzimeve me karburantin e policisë

12:50 27/07/2016

Është prezantuar këtë të mërkurë projekti i kartave elektronike të karburantit, për mjetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Sistemi elektronik do të menaxhojë sasinë e karburantit në çdo makinë policie.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet tha në fjalën e tij se abuzimeve miliona dollarëshe me tollonat e karburantit i erdhi fundi. Ai foli edhe për transformim të forcave të rendit.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh se kjo është rruga e duhur për të kursyer paratë e shqiptarëve dhe për t’i investuar aty ku ka nevojë.

Puna për këtë projekt ka filluar që në muajin Janar dhe fillmisht do të testohen 150 makina dhe më pas do të shtrihet në të gjithë logjistikën e Ministrisë dhe Policisë.

Tv Klan






Të ngjashme