Rama: Gati plani për riatdhesimin e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama njoftoi se me gjasë ditën e Shtunën do të nisë riatdhesimi i shqiptarëve që kanë mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë për shkak të situatës së koronavirusit.
Rama , në një komunikim live në Facebook tha se detajet do të prezantohen nesër.
“Unë ju kërkoj të gjithë atyre ndjesë të sinqertë të madhe sepse e marr me mend, me dhëmb mundimi i tyre i pazakontë, në kushte të pamundësisë për tu kthyer në atdhe, në shtëpitë e tyre, po turp të gjithë atyre që luajnë patriotësh e demokratësh në këtë hall.
Gjithsesi do kemi kohë të flasim për këto kur të mbaroi e gjitha kjo, por në kuadër të lehtësimit me pikatore kemi gati planin për rihapjen me shumë kujdes rrugës së riatdhesimit… sipas të gjitha gjasave të shtunën e kësaj jave do të nisin fluturimet fillimisht nga Roma. Kush dëshiron të kthehet të prenotojë biletën dhe hoteli për karantinën, detajet do jepen nesër”.
Në përfundim të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit ka bërë sërish thirrje për respektim të rregullave dhe masave të marra në kuadër të parandalimit të Covid-19. /tvklan.al