Rama: Gjyqtarët dhe PD po bllokojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit


Rama: Gjyqtarët dhe PD po bllokojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit

13:26 25/11/2016

Kryeministri Edi Rama akuzon hapur gjyqtarët dhe demokratët se janë bërë bllok për të penguar procesin e çeljes së negociatave duke bllokuar Reformën në Drejtësi, që është kushti kyç në këtë proces.

Akuzën e tij Rama e bëri në përgjigje të pyetjes së një fermeri nga Peqini, që ngriti shqetësimin e sorollatjes disa vjeçare në dhënien e titullit të pronesisë për tokën e tij bujqësore.

Akuzat nuk mungojnë dhe për paraardhesin Sali Berisha, që e bën përgjegjes për mungesën e rrugëve rurale edhe pse strategjia e tij qeverisëse në 8 vite ishte investimet në infrastrukturë.

Me fermerët e Peqinit, Kryeminsitri foli për Fondin Kombëtar të Garancisë në Bujqësi.

Tv Klan






Të ngjashme