Rama hedh poshtë akuzat e Bashës
“E vërteta e mbështetjes financiare për bizneset”
Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtuar akuzat e bëra gjatë takimeve të kreut të opozitës Lulzim Basha për mungesën e mbështetjes për punonjësit e biznesve të prekura nga masat anti-covid.
Në faqen e Kryeministrit janë vendosur përballë njëri-tjetrit zëri i sipërmarrësve dhe dokumentet e zyrës së tatimeve që sipas Ramës faktojnë se punonjësit e kanë përfituar pagën nga paketa financiare mbështetëse.
Sipas Drejtorisë së Tatimeve, 62 mijë e 448 kanë marrë 3 paga nga 26 mijë Lekë dhe 163.635 të tjerë pagesën prej 40 mijë Lekësh.
Tv Klan