Rama i dorëzon Kishës së Shën Athanasit certifikatën e pronësisë


Rama i dorëzon Kishës së Shën Athanasit certifikatën e pronësisë

15:40 27/03/2017 https://youtu.be/8oKAQe2XMB4

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dhe mbështetjen e Zotit për qeverinë e tij, teksa i ka dorëzuar certifikatën e pronësisë At Spiro Bulikës, priftit të Kishës së Shën Athanasit në Selenicë, e cila pas rindërtimit pas viteve ’90 nuk ishte legalizuar.

“Erdhëm t’i japim lejen e legalizimit edhe kishës suaj. Kemi mbi 1 mijë objekte kulti që janë pa letra. Habitem se mund të kishin bërë edhe ndonjë legalizim kishe a xhamie, që të paktën të lanin shpirtin për nja një javë, se iu bë katran nga mëkatet dhe nga ryshfetet. Por nuk i bënë ato. Dhe thuaj Zotit sot në darkë që qeveria…”

At Spiron, Kryeministri e njohu dhe me nismën e qeverisë për të trafikuar objektet e kultit, si abonetë familjare dhe jo më si biznese.

Tv Klan






Të ngjashme