BB 65 milionë dollarë për turizmin në jug


BB 65 milionë dollarë për turizmin në jug

11:59 13/12/2016 https://youtu.be/Qco4N1Rt4gY

Berati, Gjirokastra, Saranda dhe Përmeti do të përfitojnë nga një projekt i Bankës Botërore që jep në formën e një huaja rreth 65 milionë dollarë, investime që qeveria pret të kenë impakt në rritjen e turizmit.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar në sallën e hartave në kryeministri këto 4 bashki përmes fondit të zhvillimit të rajoneve që do të menaxhoj projektin kryesisht në qendrat turistike të këtyre qyteteve në jug të vendit.

Kryeministri tha se ky projekt është i lidhur ngushtë me programin kombëtar të qeverisë së tij të rilindjes urbane, të dyja në këndvështrimin e tij që kanë impakt në rritjen e turizmit.

Rritja e turizmit për Ramën do të thotë më shumë punësim. Përveç se zbulon objektivat që ka Banka Botërore dhe qeveria e tij për numrin e të punësuarve në vitet e ardhshme, ai zbuloi dhe objektivin personale për një mandate tjetër si kryeministër.

Tv Klan






Të ngjashme