Rama: Ilir Meta talent politik…
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në një drekë me veteranët dhe familjarë të dëshmorëve me rastin e 5 Majit. Kreu i qeverisë tha se madhështia e kësaj dite është e rëndësishme, dhe qeveria e tij ka rritur shpërblimet, por premtoi se në të ardhmen do ketë të tjera rritje. Por Rama nuk nguroi dhe të thumbonte ish- Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, duke thënë se,
Meta
falë talentit politik ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe joni, por edhe i palës tjetër, pala tjetër nuk e pohon, por edhe nuk e mohon, por me kohë do të fillojë ta pohojë
.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama
“Ndihem shumë mirë që sot jemi së bashku këtu dhe kujtojmë këtë ditë të shënuar që na mbledh nën emrin e “Qemal Stafës” dhe na jep mundësinë e këtij momenti për të evokuar këtë moment. Më vjen shumë mirë që jemi këtu së bashku me Presidentin e zgjedhur që deri para pak ditësh ishte kryetar i një aleance të zgjedhur krenare. Këtë raport duhet të ketë çdo qeveri në Shqipëri. Pa u zgjatur shumë si zakonisht sepse besojë se sot fjalët e shumta janë fukarallëk dhe madhështia e ditës që na ka mbledhur është me një peshë shumë të rëndësishme. Por sot të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me këtë ditë të shënuar kemi mundur të bëjmë disa gjëra konkrete lidhur me veteranët. Më vjen shumë mirë që kur ne e filluam punën për të qeverisur vendin ishin 12 mijë pensionistë që merrnin shpërbemin nga viti 1944 dhe ne kemi arritur ta çojmë këtë shpërblim tek ata që e meritojnë dhe ta rrisim. Kemi dashur ta rrisim edhe më shumë, por gjithashtu edhe pensionet. Do të bëjmë më shumë duke rritur reformat të ardhurat jo vetëm për ata që sot janë në punë por edhe për ata që kanë punuar një jetë të tërë dhe sot nuk e kanë një pasion dinjitoz.
Në mbyllje kam privilegjin t’i jap fjalën Presidentit, Ilir Meta, i cili për hir të së vërtetës falë talentit politik ka arritur të jetë sot jo vetëm përfaqësuesi juaj dhe joni, por edhe i palës tjetër, pala tjetër nuk e pohon, por edhe nuk e mohon, por me kohë do të fillojë ta pohojë. Unë po ulem pranë bashkëkryetarit të ri të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, shokut tim Petrit Vasili.
/tvklan.al