Rama inspektim në rrugën e Kasharit


Rama inspektim në rrugën e Kasharit

15:55 29/10/2018

Brenda tre muajve një ndër akset me numrin më të madh të qarkullimit të automjeteve; ai Vorë – Fushë Krujë pritet të përfundojë së rehabilituari.

“Ky është rindërtim goxha i thellë dhe i domosdoshëm, sepse ishte një nga akset më të shpartalluar, ndërkohë që është aks kombëtar, për momentin, deri kur të ndërhyjmë në mënyrë rrënjësore me ndërtimin e të gjithë rrugës së re Kashar-Thumanë, pastaj lart deri në Balldren dhe të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne”.

Kryeministri Rama nënvizoi nevojën e zgjidhjes përfundimtare të problemit të ujërave në autostradën Tiranë-Durrës, që sollën përmbytje një vit më parë.

“Kemi gjetur hapësirat në kontratë dhe do bëhet një ndërhyrje emergjencë, të shpejtë, për të bërë të mundur mospërsëritjen e asaj situate që kishim. Ndërkohë që kemi një bashkëpunim të mirë me disa biznese, të cilët në pjesën mbrapa bizneseve të tyre kanë filluar pastrimin e kanaleve”.

Dy akse të tjera shumë të rëndësishme, Rruga e Arbrit dhe Burrel – Klos, pritet t’i shtohen hartës së infrastrukturës së re rrugore.

Tv Klan






Të ngjashme