Rama inspekton ecurinë e projekteve të rindërtimit
Ironizon kundërshtarët politikë
Ecuria e projekteve të rindërtimit në Shijak e ka rikthyer Kryeministrin sërish me vizitat e tij inspektuese. Kopshti i ndërtuar nga themelet ka përfunduar dhe do të mirëpres rreth 150 fëmijë.
Paralelisht vijon dhe ndërtimi i shtëpive individuale. Në Gjepalaj, fshat që përfshihen nën administrimin e Bashkisë Shijak kanë përfunduar 20 banesa. Gjatë vizitave në shtëpitë e rindërtuara, Rama gjen kohë të bëjë dhe politik me kundërshtarët e tij.
Në Shijak janë dëmtuar dhe shumë pallate banorët e të cilëve do të strehohen në 21 banesa kolektive që kanë nisur të ndërtohen në lagjen Lugina.
Tv Klan