Rama inspekton investimet e qeverisë në Fier
Të premten kur vizitoi Fierin, kryeministri Edi Rama ka inspektuar disa projekte të qeverisë, që janë pjesë e investimeve për “Rilindjen Urbane”.
Rruga “Mujo Ulqinaku”, hyrja e qytetit te Roskovecit dhe Unaza e Re e kësaj bashkie janë 3 nga projektet që kanë përfunduar apo janë në fazën e punimeve, që po kryhen me të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Në shkollën e mesme “Janaq Kilica”, godina e se çiles i është nënshtruar rikonstruktimin kryeministri ka bashkëbiseduar me maturantë për sistemin e ri të aplikimit për studimet e larta, që për Ramën garanton vlerësimin e meritës .
Kryeministri Edi Rama:
“Matura Shtetërore duke u forcuar i ka dhënë mundësinë nxënësve më të mirë që të jenë më të vlerësuar në meritën e tyre. Edhe sistemi i ri i regjistrimeve në shkollën e lartë është garanci e plotë që fatin, secili e ka në dorën e vet, nuk e përcakton dot më as miku, as partia, as leku. Sistemi është i tillë që bën të pamundur çdo lloj interferencë të faktorëve të tjerë në një proces ku vlerësohet në mënyrë kompjuterike merita në bazë të rezultateve”.
Një tjetër shkollë rikonstruktuar që u vizitua nga Rama në Fier është ajo 9-vjeçare “Andon Xoxa” investim 33 milionë lekë .
Vizitën e tij intensive në Fier, kryeministri e ka mbyllur me një bashkëbisedim me fermrët e Vajkalit për Fondin e Garancisë Kombëtare./ TV KLAN