Rama inspekton investimet në jug
Në fundjavë kryeministri ka inspektuar disa projekte publike të përfunduara apo në fazë të zbatimit, në jug të vendit. Në Gjirokastër, me një investim 1.5 milionë dollarë, Ministria e Shëndetësisë ka realizuar rikonstruktimin dhe pajisjen e aparaturave të reja mjeksore të spitalit Obstetrik Gjinekologjik.
Kryeministri pranon se shëndetësia është një nga sektorët më të vështirë për tu transformuar, por thotë se investimet për modernizimin e saj do të vazhdojnë.
Një projekt tjetër i cili u inspektua nga Rama dhe që është në fazën e zbatimit është ai për rikonstruksionin e rrugës nga sheshi i Çerçizit, deri në Postbllok, hyrja e qytetit e cila parashikohet të trasformohet me një financim të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, me vlerë 250 milionë lekë.
Në Sarandë, kryeministri pa punimet për ndërtesën e re të maternitetit, investim i buxhetit të shtetit 320 milionë lekë.
Tv Klan