248 milionë lekë investime për Pukën
Në Pukë, në 4 vitet e fundit janë investuar 248 milionë lekë për infrastruktura brenda dhe jashtë qytetit. Kryeministri, që ka vizituar këto investime, thotë se vëmendja e qeverisë ka bërë të mundur transformimin e këtij qyteti, të harruar sipas tij prej dekadash.
“Mrekulli! Është diçka fantastike. Po të zhvillohen edhe 2-3 agroturizme këtu bëhet një spektakël i paparë, që të hyjë në një epokë tjetër. Kjo është një pasuri e madhe e qytetit”,
shprehet Kryeministri Rama.
Teksa viziton një nga bujtinat në këtë zonë, ai kërkon kthimin e vëmendjes tek agroturizmi, çka sipas tij do t’i jepte rritje ekonomisë lokale.
Ndërsa paraditen e kësaj të mërkure, Kryeministri ishte në klinikën e specializuar për sëmundjet e mushkërive në Tiranë, apo siç njihet ndryshe Dispanceria, ku janë investuar 56 milionë lekë nga buxheti i shtetit, në infrastrukturë dhe pajisje.
Tv Klan