Rama inspekton procesin e rindërtimit në Durrës


Rama inspekton procesin e rindërtimit në Durrës

19:11 23/11/2020

“157 nga 615 pallate do të përfundojnë në Janar”

Pallatet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit në Durrës po riparohen. Kryebashkiakja e komanduar e Durrësit, Emiriana Sako dhe Ministri Ahmetaj kanë informuar kreun e qeverisë Edi Rama në lidhje me ecurinë e procesit të rindërtimit.

Janë 458 pallate në shtatë lote që po meremetohen së brendshmi dhe po transformohen si brenda e jashtë.

Rama garanton se 157 pallate të dy loteve të fundit në Durrës përfundojnë në fillim të Janarit, teksa në total janë 615, që sipas Kryeministrit do jenë shumë më të sigurtë e të bukur se nata tragjike e 26 Nëntorit.

Tv Klan






Të ngjashme