Rama inspekton punimet në HEC-in e Banjës


Rama inspekton punimet në HEC-in e Banjës

22:41 28/01/2014 rama ne hecKryeministri Rama inspektoi sot punimet në hidrocentralin e Banjës, një investim që sipas tij do të hapë me mijëra vende pune dhe që do t’i japë Shqipërisë një vepër të standardeve europiane.

E para, tha kryeministri, ne do të bëjmë çdo gjë, ditë e natë, për të mbështetur të gjithë investitorët dhe investimet e tilla, si ky, që plotësojnë standardet si kudo në Europë, standardet që meriton Shqipëria. E dyta, ne i mbështesim plotësisht këto lloj investimesh dhe çdo investim që  krijon vende pune të reja, vazhdoi ai. Krijimi i vendeve të reja punës është një lajm i mirë. Është fantastike që këtu do të krijohen disa mijëra vende të reja pune, ndërkohë që ekzistojnë disa qindra tashmë, dhe që në 3 vitet e ardhshme do të arrijnë në afro 3 mijë vende të reja pune, përfundoi kryeministri.

Pas inspektimit të punimeve në HEC-in e Banjës kryeministri Edi Rama vizitoi një fidanishte në qytetin e Çërrikut, duke kërkuar nga  ministri i Mjedisit, që projekte të tilla të shtrihen në të gjithë vendin.





Të ngjashme