Rama inspekton punimet: Transformimi urban sjell rritje të ekonomisë lokale


Rama inspekton punimet: Transformimi urban sjell rritje të ekonomisë lokale

15:10 09/10/2016

Kryeministri Edi Rama inspektoi disa projekte të qeverisë në Librazhd, pjesë e investimeve për Rilindjen Urbane.

Ridimensionimi i sheshit të qytetit, prishja e ndërtimeve pa lejë në qendër, si dhe ndërhyrjet në fasadat e pallateve janë një pjesë e ndërhyrjeve të nisura në Librazhd.

Kryeministri Rama e cilësoi një proces të pandalshëm dhe të shëndetshëm të zhvillimit urban, që do të shtrihet nga qendra drejt periferisë së zonës.

Kryeministri Edi Rama:

Ky është një rezultat konkret i punës së mirëmenduar, jo vetëm projekte, por projekte me një strategji të qartë për t’u shtrirë nga qendra drejt periferisë dhe nga çdo periferi drejt njësive administrative. Unë e kam shumë të qartë që këtu ka akoma shumë nevoja, por është e rëndësishme që të gjithë njerëzit duhet të kuptojnë që ky është një proces i pandalshëm dhe shumë i shëndetshëm i zhvillimit urban.

Në zonat ku është ndërhyrë kreu i qeverisë tha se transformimi urban ka nisur të japë efektet e para pozitive në rritjen e aktivitetit të biznesit.

Kryeministri Edi Rama:

Ajo që njerëzit nganjëherë nuk e perceptojnë për shkak të propagandë së kazanit është që kjo lloj qasje sjell rritje të ekonomisë lokale, sepse sjell rritje të dëshirës për të bërë biznes të vogël, sjell rritje të dëshirës për të konsumuar dhe patjetër edhe rritje të vetëpunësimit, ose të punësimit të vogël.

Projekti për Rilindjen Urbane në Librazhd ka prekur edhe rikualifikimin e hyrjes së qytetit, zonë e cila përmbytjes nga lumi Shkumbin. Pjesë e investimeve të qeverisë ishte edhe kopshti i fëmijëve./ TV KLAN






Të ngjashme