Rama inspekton rrugën Qafë Plloçë – Qukës


Rama inspekton rrugën Qafë Plloçë – Qukës

14:50 05/10/2016

E nisur që në vitin 2012, në rrugën “Qafë Plloçë – Qukës vijohet ende puna për ndërtimin e saj.  Projekti i miratuar nga qeveria Berisha dhe i financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim u ndryshua nga qeveria aktuale.

Kryeministri që u ndal për të inspektuar punimet u shfaq i befasuar kur i shpjeguan detaje nga projekti fillesatar që sipas kompanisë zbatuese, ka sjellë dhe zvarritjen e përfundimit të kësaj vepre.

Gjatë qëndrimit në zonën e Korçës kryeministri inspektoi dhe punimet për ndërtimin e qytetit të fëmijëve që do të ngrihet në ngrehinën e braktisur prej dekadash, ndërsa bashkëbisedoi me fermeret e Dovranit në Korçë dhe Stropckës në Pogradec për fondet e garancisë kombëtare në bujqësi.

Tv Klan






Të ngjashme