Rama: Integrimi do kërkojë kohë, fokusi në “Open Balkan”


Rama: Integrimi do kërkojë kohë, fokusi në “Open Balkan”

14:50 07/10/2021

Kryeministri: Përmes nismës do kemi mundësi të nxisim më shumë kapacitetet tona

Gjatë forumit  të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, kryeministri Edi Rama u shpreh skeptik për zgjerimin e BE dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij ky realitet po bëhet edhe më i largët.

 “Mendoj se po bëhet gjithnjë e më e qartë se zgjerimi është për herë e më pak një fjalë që përdoret me pasionin dhe vullnetin me të cilin përdorej vite më parë. Nuk ka dyshim që procesi mund të kërkojë kohë, shumë kohë. Ballkani Perëndimor është një realitet gjithnjë e më i rëndësishëm për BE dhe mendoj se kjo është po kështu një arsye se pse disa prej vendeve skeptike janë më shumë të hapura ndaj idesë për të nxitur bashkëpunimin”, është shprehur Rama.

Në kushtet kur BE mbyll dyert sërish për vendet e rajonit, kryeministri kërkon më shumë mbështetje për nismën Ballkan i Hapur.

“Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t’u bërë e për të ecur përpara. Procesi Berlinit ka një problem,autorisa është jashtë Ballkanit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani, duhet një angazhim i brendshëm”, ka thënë ai.

Kritikat ndaj BE-së dhe qëndrimit për zgjerim kryeministri Rama nuk i kurseu as në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në Slloveni.

Klan News






Të ngjashme