Rama ironi me deklaratat e opozitës
“Para epidemisë të gjithë kishin ikur, tani kemi 2 milionë që duhen paguar”
Kryeministri u është përgjigjur akuzave të opozitës për lënien jashtë skemës së mbeshtetjes të mijëra qytetarëve të prekur nga kriza financiare.
Ai ironizon deklaratat e koalicionit opozitar kur iu kujton qëndrimin e mbajtur përpara shpalljes së pandemisë kur akuzonin qeverinë për numrin e lartë të shqiptarëve që largoheshin nga vendi për shkak të papunësisë.
“Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t’i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë, pensionistë, shtëpiake, s’paska ikur kush nga Shqipëria”, shkruan Kryeministri.
Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t'i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake,
— Edi Rama (@ediramaal) April 23, 2020
s'paska ikur kush nga Shqipëria😂 #VajMedetPD 7X7?
Tv Klan