Rama ironizon deputetin e PD: Trim kotecash
Në pamundësi për ta lexuar fjalën e tij në parlament Edi Rama doli dhe e lexoi atë të plotë në ERTV ku komentoi dhe goditjen me vezë nga deputeti Endri Hasa.
Në fjalimin e tij si rrallë herë jo të gjatë, pasi kishte vendosur të largohej për të dialoguar me studentë të Arkitekturës, Rama ironizon kthimin e opozitë në parlament.
“Fjalën time ja jap Bashës, në qoftë se nuk ja del si gjithmonë ta mbarojë se s’ka kapacitet se i mbaron kaseta t’ia jap doktoreshës së shkencave ekonomike Monika Kryemadhi”.
Pasi përsëriti apelin ndaj studentëve për t’ju drejtuar Platformës së Bashkëqeverisjes për çdo sugjerim mbi 8 kërkesat e tyre, Rama në takimin me studentë e pedagogë të arkitekturës u bëri të qartë se rritja e buxhetit për arsimin në nivelin 5% nuk është e realizueshme.
Edhe në këtë takim një pjesë e studentëve e quajti “show” dialogun e kryeministrit dhe braktisën sallën.
Tv Klan