Rama: Xhisiela meriton drejtësi


Rama: Xhisiela meriton drejtësi

16:00 29/09/2018

Xhisiela Maloku, vajza e dhunuar nga Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste, për Kryeministrin Edi Rama meriton drejtësi. Për herë të parë prej një javë, kur kjo çështje po diskutohet, Rama bën të ditur qëndrimin e tij, por thotë që drejtësinë duhet ta bëjnë organet që iu është besuar kjo detyrë.

“Vajza meriton drejtësi. Transformimi i dramës së saj në një motiv lufte politike, është ridhunim publik i vajzës nga Partia Demokratike,  mediat dhe analistët, që pa dashur t’ia dinë fare për vajzën, e kanë kthyer në mish për topat e luftës së tyre politike dhe mediatike”,

 shprehet Rama.

Nënoficerin e policisë së Fushë-Krujës, Emiljano Nuhun e cilëson një horr, ndërsa këmbëngul se policia ka bërë detyrën e saj dhe se djali i deputetit socialist nuk ka pasur asnjë trajtim preferencial.

“Një horr i kthyer në hero, në vend se të dënohej publikisht nga të gjithë si një person që ka braktisur detyrën, ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri. Për ne askush s’është mbi ligjin, jo djalë deputeti e deputet. Arrestimet nuk i bën qeveria, nuk i bën Kryeministri”,

thekson Kryeministri.

Rama duket sikur merr në mbrojtje Taulant Ballën, kur sulmon dhe i sfidon të paraqesin prova të gjithë ata që e kanë përfshirë në këtë çështje, si Partinë Demokratike, ashtu dhe median.

“U takon akuzuesve të provojnë janë përfshirë apo nuk janë përfshirë deputetë të Partisë Socialiste në këtë çështje, duke e konsideruar sulmin ndaj Taulant Ballës dhe përfshirjen e mediave, qoftë dhe me indiferencë ndaj personit të tij, si një qeveri të neveritshme”

, shprehet Rama.

Sa i takon deputetit Rraja, Kryeministri thotë sesa kohë nuk është provuar përfshirja në presionin e pretenduar ai nuk mban përgjegjësi për të birin maxhoren. Në të kundërt nëse hetimet do të dëshmonin pretendimet e nënoficerit Nuhu deklaron se ndaj tij do të ndiqet e njëjta praktik për rastet të ngjashme kur përfaqësuesit e kësaj force kanë shkelur ligjin.

Tv Klan






Të ngjashme