Rama jep lajmin e mirë
Mes 19 personave të shëruar në 24 orët e fundit janë dhe 1 mjek e 2 infermierë. Lajmin e mirë e dha Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale thotë se për 7 ditë radhazi, numri i të shëruarve në vendin tonë është më i lartë se i të infektuarve aktivë. Në total, deri më tani janë 302 qytetarë të shëruar nga Covid-19, mes tyre 39 janë personel mjekësor.
“Lajm i mirë: 1 mjek dhe 2 infermiere në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP, mes 19 të shëruarve në 24 orët e fundit. Shkon në 39 numri i personelit mjekësor të shëruar nga Covid-19. Për të shtatën ditë radhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se numri i të infektuarve aktivë. Deri tani 302 qytetarë e kanë fituar luftën me Covid-19. Forca, durim dhe besim”, shkruan Kryeministri në Facebook. /tvklan.al