Rama: Kam thënë të vërtetën për koalicionin


Rama: Kam thënë të vërtetën për koalicionin

19:39 12/06/2017

Edi Rama u është përgjigjur sërish akuzave që vijnë nga ish-aleatët, por përsëri pa i përmendur me emra. Në një takim në Reç të Malësisë së Madhe ai thotë se është çuditur nga reagimi i tyre, pasi pretendon se po thotë vetëm të vërtetën sa i takon funksionimit të koalicionit qeverisëse.

“Janë mërzitur se di pse janë mërzitur, por unë po them vetëm të vërtetën ..vijnë kërkojnë drejtor pë vota madje kur ke nevojë për të kaluar ndonjë reformë të duhen vota të vjen dhe ndonjë i opozitës të duhen vota me jep 2 drejtori në zone.. pse mërziten kur them tepsi”.

Rama rendit te gjitha drejtoritë që drejtohen nga aleatet ku për të marrë një shërbim duhet të paguash ryshfet ose te marrësh teserën e partisë.

Marrjen e një mandati për të qeverisur pa aleatët Rama e vlerëson si një revolucion që duhet të vijëme vote popullore.

“Ky është një revolucion që bëhet nga ju nuk bëhet në Tiranë”

Të njëjtat qëndrime kryeministri i përsëriti dhe në një miting elektoral në Fushe Krujë, ndërsa gjatë paradites ishte në Shkodër ku u inaugurua përfundimi i urës së Bunës, investim i fondit të zhvillimit të rajoneve dhe u prezantua projekti zhvillimor për zonën Shkodër Velipojë, projekte këto të programit të Rilindjes Urbane.

Tv Klan






Të ngjashme