Rama: Kanionet e Skraparit nuk preken!
“Kanionet e Skraparit nuk preken”,
kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një reagim të postuar në rrjetet sociale këtë të premte, ku sqaron se Ministri Klosi ka nisur hetim për lejen e dhënë dhe se e gjithë procedura për ndërtimin e HEC-it do të anulohet.
“Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore, e cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallëzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anulohet”,
shkruan Rama
.
Më tej ai falenderon qytetarët
“që na e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë.
Asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar.
Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut”,
shkruajti më tej Kryeministri.
Një natë më parë vetë Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi në emisionin “Opinon” nuk ka asnjë shans që të ndërtohen HEC-e në kanionet e Osumit.
“Koordinatat për leje mjedisore janë të keqtrajtuara. Kjo histori nuk mund të zgjidhet me një emisioni. Kemi hapur një proces investigativ”,
tha Klosi ndër të tjera
.
/tvklan.al