Rama: Kemi shpresë për votë pro negociatave
Pavarësisht se Holanda ka vendosur të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë shpresëplotë se mbledhja e Këshillit Europian në 28 Qershor do t’i hapë dritën jeshile vendit tonë për të vijuar procesin e anëtarësimit.
Për opozitën Rama në takimin e organizuar me banorët minoritar të Karhaxhit në Sarandë nuk i kurseu akuzat si forcë e madhe destruktive.
“Fake news” të mbështetura nga opozita Rama quan dhe lajmet për ngritjen e kampit të refugjateve apo të luftëtareve të ISIS në Shqipëri edhe pse jehona e këtyre lajmeve është mbështetur më së shumti nga media të rëndësishme europiane.
Edhe akuzat e opozitës së qeveria po shet hapësirën detare Rama e quan lajm të rreme që thotë se do të shfryhet shumë shpejt, pasi marrëveshja e re është afër finalizimit.
Tv Klan