Rama: Koalicionet, ushqim për partitë e vogla
Nga Divjaka, Kryeministri Edi Rama kërkoi mbështetjen e qytetarëve që Partia Socialiste të ketë mundësinë të qeverisë e vetme pas 25 Qershorit. Sipas tij, koha e koalicioneve duhet të marrë fund pasi ato qëndrojnë në këmbë falë nevojës së partive të vogla për t’u ushqyer, duke mbushur administratën me militantët e tyre.
“Na duhet një tjetër reformë e madhe, që nuk bëhet dot me koalicione, që nuk bëhet dot nëse jemi të lidhur nga numri dhe aritmetika e koalicionet që ngrihen për programe dhe reforma, por që qëndrojnë në këmbë falë nevojës së partive të vogla për t’u ushqyer, duke e kapur shtetin nga brenda, duke pushtuar zyrat e shtetit me militantë të tyre, apo duke i kthyer në të tyre njerëzit që punojnë në shtet”.
Duke iu drejtuar grave dhe vajzave, Rama u kërkoi atyre që të mos e votojnë PD, pasi kjo e fundit sipas tij, preferoi të shkelte ligjin në vend se të bënte pjesë të listës së kandidatëve për deputetë, gra e vajza.
“PD ka shkelur ligjin për listat që detyron çdo parti që në tre të parët të vendosë një grua ose një vajzë. Nuk kanë vendosur asnjë grua as një Fier, Berat, Kukës etj. PD preferon të paguajë gjobë për shkeljen e ligjit sesa t’u japë grave dhe vajzave të drejtën të zgjedhin përfaqësuesen e tyre”./
tvklan.al