Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut


Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut

12:55 30/08/2017

Në mbyllje të mbledhjes 2-ditore joformale të qeverise së re në Llogara, i vetmi vendim i marrë që u bë publik zyrtarisht ishte ai i lajmëruar nga vetë kryeministrit për ta shpallur 2018 vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Në 17 janarin e 2018 mbushen plotë 550 vjet nga ndarja nga jeta e heroit tonë kombëtar, ndaj dhe qeveria ka vendosur që ta shpallë vitin e tij.

Ne rrjetet sociale kryeministri ka bërë të ditura dhe të tjera detaje mbi aktivitetet që do të zhvillohen me këtë rast.

Kështu një Komision i Posaçëm që do ngrihet për organizimin dhe promovimin e këtij viti, ku përveç 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, shënohen dhe 3 përvjetore të tjerë, me rëndësi për historinë tonë: 105-vjetori i shpalljes së Pavarësisë këtë 28 Nëntor; 140-vjetori i Lidhjes Kombëtare të Prizrenit, si dhe 110-vjetori i Kongresit të Manastirit ku dhe u përcaktua Alfabeti i njësuar i gjuhës shqipe, por pa përjashtuar dhe përkujtimoret për ngjarje e figura të tjera të historisë përgjatë këtij viti.

Kryeministri fton çdo njeri që ka ide, sugjerime apo propozime për kalendarin e aktiviteteve të VITIT MBARËKOMBËTAR TË SKËNDERBEUT, ti bëjë ato në faqen e tij zyrtare në Facebook. Tv Klan

 Statusi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama:

 VITI MBAREKOMBETAR I SKENDERBEUT

Qeveria e Re e Shqipërisë në vendimin e saj tē parë do të shpallë Vitin Mbatëkombëtar të Skënderbeut.

Një Komision i Posaçëm do të ngrihet, për organizimin dhe promovimin e këtij viti ku përveç 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombētar, spikasin edhe tre përvjetorë të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar. Por padyshim në harkun e vitit që i lidh këta përvjetorë, ka edhe momente të tjera për të kujtuar e kremtuar, ngjarje e figura të historisë sonë kombëtare.

Kontributi i çdokujt prej jush dhe i kujtdo që ka një ide, sugjerim, propozim për kalendarin e aktiviteteve te VITIT MBAREKOMBETAR TE SKENDERBEUT, është mëse i mirëpritur. 






Të ngjashme