Rama takim elektoral në Pukë dhe në Tiranë


Rama takim elektoral në Pukë dhe në Tiranë

15:00 01/06/2017 https://youtu.be/ukPu6bp6p5w

Edi Rama u ka kërkuar votuesve të Pukës të votojnë numrin dy për t’i dhënë atij më shumë punë pas 25 Qershorit dhe për ta lënë ta papunë Lulzim Bashën.

Pas marrëveshjes së 18 Qershorit, Edi Rama duket se ka një tjetër vlerësim për kreun e PD, por pavarësisht kësaj ai nuk lë rast pa ironizuar situatën e krijuar në këtë forcë pas shpalljes se listave të kandidatëve për deputetë.

Ndërsa grave dhe vajzave të njësisë bashkiake nr 5 në Tiranë ku zhvilloi një miting elektoral pasditen e enjte, Rama i kërkoi votën Ps jo vetëm sepse demokratet nuk respektuan barazinë gjinore në listat e tyre, por edhe sepse socialistet janë angazhuar për të bërë Vetting-un.

Pasi PS u vendos në fletën e votimit e dyta për këto zgjedhje, Rama e interpreton dhe simbolin historik të demokratëve 2 gishtat lartë si thirrje për të votuar Partinë Socialiste.

 

Tv Klan






Të ngjashme